[wp-story]

Lajme

Edhe deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci i ka dy fjalë për Badovcin

Edhe deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci i ka dy fjalë për Badovcin
13:15 | 13 Janar 2020
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reagur në lidhje me ndërtimet e paralajmëruara tek liqeni i Badovcit.

Bajqinovci thotë se Liqeni i Badovcit është një pasuri publike me rëndësi jetike për qytetarët e Prishtinës si dhe brezat që do të vijnë.

“Thërrasim Komunën dhe MMPH-në që të ndalojnë këto veprime rrënuese të pasurisë publike nga e cila përfitojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve tanë” shkruan Bajqinovci në Facebook.

Postimi i plotë:

Liqeni i Badovcit është pasuri publike me rëndësi jetike për qytetarët e Prishtinës me rrethinë, jo vetëm për qytetarët që sot shfrytëzojnë ujin nga ai liqen, por edhe për brezat që vijnë. Nuk mundet kështu klientela që është bërë njësh, pra Qeveria dhe biznesi i ndërtimit, të shkatërrojnë burimet tona ujore, pasuri që shfrytëzohet nga 1/3 e popullit të Kosovës, duke përfituar vetëm një grusht njerëzish.
Thërrasim Komunën dhe MMPH-në që të ndalojnë këto veprime rrënuese të pasurisë publike nga e cila përfitojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve tanë.
-Zona ujëmbledhëse e liqenit është 109 km2. Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit të thatë tani situata pothuajse është e ngjashme si rezultat i mungesës se reshjeve nga viti i kaluar dhe janari aktual.
-A bjen ndesh ky projekt sipas UA 15/2017 nga MMPH lidhur me zonat mbrojtëse ujore.
-A janë marrë informacione në KRU’’Prishtina” se sa afër do të jetë lagja nga vepra e marrjes dhe sa afër PENDES/DIGES
-Shkarkimi i ujërave të zeza që do të kishte pasoja të paparashikueshme në kualitetin e ujit për pije.
-Tendencat për ndërtimet e reja ne atë zonë do tē thotë definitivsht e ardhmja e pasigurt e furnizimit me ujë të pijshëm për 30% të popullatës së Prishtinës me rrethinë.
-Nga UA 15/2017 zona e parë ka një gjerësi 10m dhe duhet që rreptësisht te ndalohet lëvizja e njerëzve, duhet te jetë e rrethuar pasi që behet fjalë për sigurinë e ujit të pijes.
Zona e dytë ka një gjërësi prej 200m, në atë zonë nuk duhet të planifikohen ndërtesa banimi, biznese e zhvillime rekreacioni pasi kjo zone me gjeresi prej 200 metra është zone e afërt me liqenin dhe rreziku është permanent i shkarkimeve te ujërave te zeza.
Poashtu edhe zona III që ka një sipërfaqe 109 km2 të gjitha shkarkimet në prrockat e ujëmbledhësit duhet të trajtohen para se ato të derdhen në liqenin e Badovcit.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera