Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas i huaj pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Të tjera
-
23:25 | 27 Shkurt 2021
-
23:18 | 27 Shkurt 2021
-
22:57 | 27 Shkurt 2021
-
22:48 | 27 Shkurt 2021
-
22:47 | 27 Shkurt 2021
-
22:42 | 27 Shkurt 2021
-
22:27 | 27 Shkurt 2021
-
22:17 | 27 Shkurt 2021
-
22:17 | 27 Shkurt 2021
-
22:11 | 27 Shkurt 2021
-
22:04 | 27 Shkurt 2021
-
22:00 | 27 Shkurt 2021