×
  • Lajme
  • Lajme

    “E vodhën dhe e dogjën” – Deputeti Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit në IML

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi në Facebook duke aluduar në ish-partinë e tij.

    Tutje ai ka shkruar se kjo që po ndodhë nuk është ndryshimi por vetëvazhdimi, duke i quajtur edhe komunista.

    Një vit më parë u zhdukën mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku po ruheshin tash e sa vjet.

    Postimi i plotë:

    Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin.

    Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.

    Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Para ambasadës së Kosovë në Tiranë është zhvilluar një marshim kundër femicidit, nisur nga rasti i rëndë i vrasjes së Liridona Ademajt...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana është tashmë e njohur për temperamentin e saj. Ajo i tha Ganiut me gjuhë të...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Para ambasadës së Kosovë në Tiranë është zhvilluar një marshim kundër femicidit, nisur nga rasti i rëndë i vrasjes së Liridona Ademajt...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Burri i vdekur në Paris nga një sulm me thikë është gjerman, kurse edhe dy persona të tjerë janë lënduar me çekiç,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.