Bota/Rajoni

E thotë Vuçiq: Ky është plani për Kosovën që do të na e dorëzojnë sivjet

E thotë Vuçiq: Ky është plani për Kosovën që do të na e dorëzojnë sivjet
11:15 | 23 Shkurt 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e ka refuzuar tashmë një plan që i mundësonte Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, pa treguar më shumë detaje.Vuçiq duke folur sot në një emision televiziv ka thënë se Serbisë sivjet do t’i ofrohet një plan që nuk do të mund ta pranojë.“Jam i bindur për këtë dhe kjo do të ndodhë këtë vit.

Do të tentojnë të na japin garanci për anëtarësim në BE, por me kushtin që ta njohim Kosovën, po ashtu do të na ofrojnë një status të veçantë për serbët në sfera të caktuara. Dhe çka pastaj. Unë do ta pyes popullin.

Para 3 vitesh pyeta për këtë dhe askush nuk e deshi këtë” ka thënë Vuçiq.

I pyetur nëse ndaj Serbisë do të ketë ultimatum, Vuçiq ka thënë ” këtë do ta shihni më vonë”.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera