[wp-story]

Lajme

E thonë nga Vetëvendosja: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK-në

E thonë nga Vetëvendosja: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK-në
14:23 | 13 Janar 2020

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka deklaruar se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxha ka thënë se për këtë arsye janë duke kërkuar presidentin, si dhe kryeparlamentarin.

“Logjika e LDK-së është si e atij tipit që bërtiste ngado se i kishin humbur 10 milionë dollarë. Kur e pyetën se ku i gjeti tërë ato parà, u përgjigj thjesht: “Nuk ka rëndësi ku i gjeta, e rëndësishme është që i humba”. Por të gjithë e dinin të vërtetën, ai nuk e kishte pasur kurrë një shumë të tillë. Dhe të gjithë e dinë mirë se kur nuk ke asgjë mund të thuash se ke humbur miliardat. Kryesia e LDK-së kërkon të këtë atë që nuk e ka pasur kurrë. Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë”, deklaron ai.

Tutje, Hoxha thotë se ata po kërkojnë edhe postin e kryeparlamentarit, të cilin e kanë votuar vetë.

“Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi. Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta”, shton ai.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera