×
  • Kronika
  • Kronika

    E rrëmbyen një shtetas turk dhe i kërkuan 50 mijë euro në këmbim të lirimit, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e rrëmbejnë të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. bëjnë organizimin e rrëmbimit të R.A. ashtu që të dëmtuarin i akuzuari A.M. e merr me veturë, e shoqëron në parkun e qytetit të Prizrenit duke vepruar sipas planifikimit dhe e rrëmbejnë.

    Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H.

    I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” sipas KPRK-së.​

    Nga Rubrika
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një burrë dhe një grua. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një femër raportohet të jetë zhdukur në Vushtrri. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri me një karikator dhe...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.