×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    E rrahën me boks hekuri dhe shkop bejsbolli, gjykata e Prizrenit i cakton një muaj paraburgim

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i rëndë trupor.

    Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka theksuar se me datë 08 shkurt, me mjet të rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe duke vepruar edhe me tre persona tjerë, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarin – i pandehur R.K., në atë mënyrë që i afrohen të dëmtuarit dhe në një moment i pandehuri V.H., e godet me boks hekuri, së cilës më i bashkëngjiten edhe 3 persona tjerë me shkop bejsbolli dhe që të gjithë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit (i pandehur) R.K.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje i pandehuri, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu duke marrë parasysh raportet e acaruara ndërmjet të pandehurve për shkak të një konflikti të mëhershëm si dhe të këtij rasti, vendosmërinë e të pandehurit për të kryer këtë vepër penale ku shihet nga video incizimi se të njëjtit në bashkëveprim pasi që janë marrë vesh e kanë kryer këtë vepër penale.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.