×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E pabesueshme, kërkohet largimi i Putinit nga pushteti në televizionin shtetëror rus

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Një sulm i paimagjinueshëm ndaj presidentit Vladimir Putin ka ndodhur në televizionin shtetëror rus, ku një politikan kërkoi largimin e tij nga detyra.

    Opozitari Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh se rusët duhet të zgjedhin një lider të ri në zgjedhjet e vitit 2024.

    “Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putinin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh opozitari rus.

    Sipas ekspertëve britanikë, kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putinit nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.

    Më tej, Nedazhdin shtoi se nën regjimin e Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë.

    “Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë.

    Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE-së”, shtoi Nedazhdin.

    Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i Putin u përpoq që ta ndërpriste Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij. Ndërsa propaganduesit e Putinit kanë kritikuar hapur ushtrinë ruse dhe sukseset e luftës, ata nuk e dënojnë presidentin, por Nadezhdini bëri pikërisht këtë./FrontOnline/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.