×
  • Lajme
  • Lajme

    “E ngrehi zhag Burbuqe Hanën”, reagon Telekomi i Kosovës: U keqinterpretua deklarata e Balajt

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Bala, gjatë një interviste në kanal 10 ishte tensionuar, teksa po fliste për “gjakderdhjen financiare” në këtë ndërmarrje shtetërore.

    “Tash kanë bërë shkelje. Çka me lyp kur ushtruesi i detyrës i kryeshefit e bën një keq-menaxhim, se ai thotë jam u.d., m’kanë qitë qaty, ku don me çu ti?. Ai që vjen kryeshef ekzekutiv konkuron edhe fiton edhe jep përgjegjësi. Ne s’jemi hajgarexhinj. Sa më shpejt duhet me kon ki punë. Unë du me pasë punë me ni shef ekzekutiv, pikë. Unë ushtruesen e detyrës muj me kap edhe me dal jashtë me ngre zhagë me qit jashtë”, ka thënë Lamih Balaj gjatë ditës së djeshme.

    Për këtë deklaratë të tij ka reaguar Telekomi i Kosovës përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare duke thënë se deklarata e Lamih Balajt, kryetarit të SP-PTK-së “ “Ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Telekomit unë muj me ngreh zhag me qitë jashtë”, është keqinterpretuar.

    Në reagim thuhet se një fjali e tillë e nxjerr Balajn arrogant, arkaik, personazh i një kohe pa shtet.

    Derisa kanë shtuar se ka perenduar koha kur dikush në emër të këtij apo atij ka mundur të “ngreh zhag” njerëzit nëpër institucione.

    “Sidoqoftë, në rastin e intervistës së zotit Balaj, një fjali e nxjerrë nga konteksti e bënë z. Balaj të duket ashtu si ai nuk është në të vërtetë, pra arrogant, arkaik, personazh i një kohe pa shtet, kur individët apo strukturat jokompetente në mungesë të ligjit e kanë marrë ligjin vet në dorë. Besojmë se pajtohemi që ka perënduar koha kur dikush në emër të këtij apo atij, të këtyre apo atyre vlerave ka mundur të “ngreh zhag” njerëzit nëpër institucione apo gjetiu, duke mos respektuar asnjë vlerë dhe askënd”, thuhet në reagim.

    Telelkomi i Kosovës e konsiderojnë si jokorrekte që Balaj të interpretohet si person i cili ka synime të zhvlerësojë punën që e ka bërë dhe po e bënë ky menaxhment, thuhet në reagim.

    “Telekomi i Kosovës, duke e mirëkuptuar edhe nevojën për promovim (e pse jo edhe për vetë promovim), megjithatë e konsideron si jokorrekte nga disa media që zoti Balaj të interpretohet si person i cili ka synime të zhvlerësojë punën që e ka bërë dhe po e bënë ky menaxhment për ta rimëkëmbur kompaninë dhe për ta nxjerrë nga grupet e interesit apo politika”.

    Reagimi i plotë

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.