Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    “E mbylli derën me çelës, e ndali dritën dhe tentoi të më puthë”- Dëshmia e 23-vjeçares kundër ish-ministrit

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua në vendin e tij të punës, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në natën e 12 gushtit të këtij viti, 23-vjeçarja po qëndronte në spital me vajzën e saj 6 muajsh, e cila kishte komplikime shëndetësore. Gazeta Express ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës në të cilën gjendet të gjitha detajet se si ka ndodhur rasti.

    “Më kapi dorën e djathtë në krah dhe më futi brenda. E mbylli derën me çelës dhe e ndali dritën. Tentoi të më puthë me zor e të më prekë me duar edhe në shpinë, por nuk arriti sepse nuk e lejoja duke e shtyrë. Kur i kërkova ta hapë derën, sepse do ta thërras sigurimin, më tha “vetëm po dua me ta matë pulsin”, është dëshmia e viktimës për natën kur u sulmua nga mjeku Numan Baliq në Spitalin e Pejës.

    Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Express, thuhet se mbrëmjen e 12 gushtit të këtij viti, rreth orës 22:00, Baliq në cilësinë e profesionistit shëndetësor, me dashje ka keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, e ka prekur me qëllim seksual, pa pëlqimin e saj.

    “Me datën 12 gusht të vitit 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj…I pandehuri e kap për dore të djathtë dhe e fut brenda, e mbyll derën me çelës dhe e ndalë rrymën si dhe e mbështet të dëmtuarën te muri ku i kërkon asaj që ta prekë dhe tenton ta puthë në qafë duke i thënë “a ki nevojë për diçka”, por që viktima largohet, ndërsa i pandehuri e kap përsëri dhe e shtrëngon në dorë, pastaj e dëmtuara arrin ta shtyjë nga vetja dhe hapë derën dhe largohet me ç’rast kthehet në dhomën numër 5 dhe nga dritarja kërkon ndihmë te roja i sigurimit, më pas raporton rastin në Polici”, thuhet në aktakuzë.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Kronika25 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë. Rastin në...
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për ngacmim. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e...
    Kronika25 Mars 2023
    Një femër në Lipjan ka njoftuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E, njëjta pas sulmit ka pranuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një burrë në Gjermani ka plagosur rëndë një vajzë 17-vjeçare me sëpatë pasi kërcënoi pasagjerët në një tren, tha policia. Në qytetin...
    Kronika25 Mars 2023
    Një femër në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia. E, njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të...
    Kronika25 Mars 2023
    Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj. Në raportin...
    Vip25 Mars 2023
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania. Ata pas festës së...
    Vip25 Mars 2023
    Olta e ka quajtur Kristin naiv. Ajo ka thënë se e tepron me faktin që do të tregojë shpesh herë se sa...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.