×
  • Lajme
  • Lajme

    E mbijetuara e Srebrenicës: Asnjë fëmije mos t’i ndërpritet fëmijëria

    FrontOnline
    10 Korrik 2024

    Gazetareja boshnjake, Irmela Shabanoviq, në 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se mesazhi i sotshëm është që asnjë fëmijë në botë mos ta përjetojë humbjen e fëmijërisë sikurse ajo dhe mijëra fëmijë tjetër boshnjakë.

    “Mua si fëmijë 6 vjeçare ma kanë ndërprerë fëmijërinë, ma kanë vjedhur kohën më të çmuar me humbjen e babait tim. Kur flasim për përvjetorin e 29-të ajo që do të ishte mesazh është që asnjëherë, asnjë fëmijë tjetër mos ta përjetojë vjedhjen apo pengimin e fëmijërisë dhe dashurinë e prindit, që asnjë nënë – motër si ato të Srebrenicës të mos qajë”, ka thënë ajo në “RTK Prime”.

    Shabanoviq ka thënë se rezoluta e OKB-së e cila e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, do të duhej të miratohej më herët.

    “Mbi 8000 njerëz nuk do të mund të kthehen me këtë rezolutë, as babai im e as baballarët dhe as djemtë e nënave që kanë vdekur aty. Drejtësia është dashur të vinte më herët, por drejtësia kurdo që troket në derë nuk është vonë”, tha gazetarja boshnjake.

    Ajo teksa ka folur për gjendjen aktuale për qytetin nga ku mbetën të vrarë mbi 8000 djem e burra boshnjak, ka thënë se është shndërruar në vend pa perspektivë.

    “Në jetën e Srebrenicës mbisundon një varfëri e skajshme, papunësi, çdo herë e më shumë po zvogëlohet popullsia dhe sipas meje kjo është shqetësuese. Nuk ka perspektivë për punësimin e të rinjve”, ka deklaruar Irmela Shabanoviq.

    Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondit Humanitar Ndërkombëtar, Bekim Blakaj në RTK Prime ka thënë se ka pritur përkrahje më të madhe gjatë miratimit të rezolutës.

    “Jam i suprizuar për numrin e madh të shteteve që kanë abstenuar. E kemi ditur që do të ketë shtete që do të votojnë kundër, pra miqtë e Serbisë. Unë kam pritur që 90% të shteteve do ta përkrahin rezolutën”, ka thënë ai.

    Aktivisti Redzo Kojiq ka thënë që rëndësia e parë e rezolutës qëndron te përmbajtja që është e specifikuar lidhur me përkujtimin e gjenocidit.

    “Pjesa e dytë ka të bëjë me individualizimin e përgjegjësisë. Kjo rezolutë i ka obliguar shtetet që të bëjnë organizime për përkujtimin e gjenocidit dhe për solidarizimin me ta, por përpos kësaj i ka obliguar në aspekt juridik që të mos bëjnë veprime që mohojnë këtë krim”, ka deklaruar Kojiq.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, thotë se ka informata që nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë, janë arrestuar zyrtarë të...
    Lajme23 Korrik 2024
    Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik...
    Lajme23 Korrik 2024
    Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2024
    Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe...
    Lajme23 Korrik 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas PSRK-së, intervistimi...
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat. “Sonte, jam krenare...
    Lajme23 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme22 Korrik 2024
    E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.