Partia Demokratike e Kosovës do të hyjë e vetme në zgjedhje.
Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.
Ai ka thënë se ky është vendim i Kryesisë së PDK-së.
“Është vendim i Kryesisë së PDK-së që me shku të vetëm në zgjedhje”, ka thënë Lushtaku për FrontOnline.
Ndryshe, afati për paraqitjen e koalicioneve të subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është deri sot në ora 18:00./FrontOnline/