×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    E konfirmuar edhe shkencërisht: Kërpudhat magjike si ilaç për depresionin

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Psilocybina, një përbërës halucinogjen i gjetur në kërpudha, ndikon në trurin e njerëzve që vuajnë nga depresioni i rëndë si asnjë lloj tjetër i antidepresantëve, ka treguar hulumtimi.

    Përfundimi i bazuar në skanimet e 60 personave do të thotë se ky ilaç mund të shërojë depresionin në një mënyrë unike, thonë studiuesit.

    Forma sintetike e medikamentit aktualisht është duke u testuar te njerëzit në kushte mjekësore të kontrolluara saktësisht, me mbështetje psikologjike nga ekspertët para, gjatë dhe pas marrjes së tij.

    Prof. David Nutt, autor i studimit në IKC në Londër, thotë se gjetjet e fundit rreth psilocibinës janë “eksituese” dhe “të rëndësishme”.

    Domethënë, kur pacientët morën psilocybinë, truri i tyre “u hap” dhe u bë “më fleksibël dhe më fluid” brenda tri javësh, transmeton Telegrafi.

    Ndryshime të ngjashme nuk janë vërejtur në trurin e atyre që janë trajtuar me antidepresivë standardë.

    Psikodelikët janë një lloj lënde halucinogjene që prek të gjitha shqisat, duke ndryshuar të menduarit, ndjenjën e kohës dhe emocionet e një personi. Ndërsa ilaçet kundër depresionit të rregullt merren çdo ditë, psilocybin mund të duhet të merret vetëm një ose dy herë për të prodhuar të njëjtin efekt – por nevojiten më shumë kërkime për më shumë pacientë për një periudhë më të gjatë kohore për ta konfirmuar këtë.

    Hulumtimet e mëparshme kanë treguar një reduktim të simptomave të depresionit me terapinë me psilocybin – por studiuesit nuk ishin të sigurt se si dhe pse funksionon.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lifestyle04 Tetor 2023
    Organizëm më rezistent kanë njerëzit me grupin e gjakut 0. Kanë më pak shanse të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, si goditje në...
    Lifestyle04 Tetor 2023
    Dashi: E nesërmja do të fillojë mirë, por më pas në mbrëmje do të keni një rënie të lehtë energjie e cila...
    Lifestyle03 Tetor 2023
    Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.