[wp-story]

Bota/Rajoni

E konfirmon Gent Cakaj: Kemi dëbuar dy diplomatë iranianë

E konfirmon Gent Cakaj: Kemi dëbuar dy diplomatë iranianë
15:51 | 15 Janar 2020

Pas lajmit ekskluziv të publikuar në edicionin e orës 15:00 në Top Channel, për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Cakaj thotë se dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur të padëshirueshëm për shkak se zhvillonin veprimtari kundër statusit të tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, thotë Cakaj.

Top Channel raportoi më herët se këta persona ishin lidhje e drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuar nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e tij.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera