×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “E ka lënë për…”/ Mediat britanike japin detaje për partneren e Putin (FOTO)

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Media britanike “The Sun” ka publikuar një artikull për Alina Kabaeva, ishte gjimnastja kampione, e cila u bë e famshme me një xhirim nudo për një revistë për meshkuj.

    Sipas “The Sun”, më vonë, ajo u lidh me Presidentin rus Vladimir Putin për 12 vjet dhe dyshohet se lindi binjakë. Mediat e tjera ndërkombëtare kanë filluar të shkruajnë për zhdukjen e Alina-s. Historia e saj dhe e Presidentit ndiqet në gjithë botën, përveç nga mediat zyrtare të Rusisë.

    Alina, 37-vjeçare nuk është parë më në publik që kur dolën thashethemet se ajo ishte dy muajshe shtatzënë me dy djem. Më vonë është përfolur se ajo ka lindur në një klinikë në Moskë prillin e kaluar, por zyrtarisht është mohuar një gjë e tillë. Ndërsa sipas raporteve jo zyrtare është thënë se Alina ka 4 ose 5 fëmijë nga Putini.

    E pyetur rreth lidhjes së saj me Presidentin, ajo asnjëherë nuk e kishte provuar se nuk ekziston një gjë e tillë, por thjeshtë ishte shprehur me fjalët se: “ka një jetë private dhe kërkon të respektohet”.

    Pyetja shtrohet se nëse Alina ka një familje më Putin, atëherë, ku është “zonja e parë e Kremlinit”?

    Disa thonë se ajo është në Itali duke rritur fëmijët e saj. Të tjerë thonë që Putin e ka lënë për një grua tjetër të moshuar.

    Deri më tani edhe shoqja e saj Lyasan Utiasheva, drejtuese televizive me 4.9 milion ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ish-shoqen e saj Alina.

    “Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt”, tha ajo. “Por duhet të respektojmë pozicionin e çdo personi, kështu që thjeshtë e pranojmë, duam, por nuk gërmojmë në të.”

    Në ndërkohë, miqtë e Alinës dhe e gjithë Rusia, janë duke pritur se kur dhe a do të shfaqet ajo përsëri.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të OKB-së për...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë të një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Rama ka thënë se...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për arrestimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se Serbia u hakmor kundër qytetarëve të Kosovës, duke i keqtrajtuar nëpër...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke thënë se Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm pardje, kur mori...
    Lajme18 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në...
    Lajme18 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.