×
  • Lajme
  • Lajme

    E injektuan për ftohje, por tani është në gjendje kome, flet babai i dy-vjeçares nga Mitrovica

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Dy-vjeçarja nga fshati Broboniq i Mitrovicës, Lorena Latifi është në gjendje kome dhe familja e saj për shkak të pamundësive financiare për të tejkaluar këtë sfidë po kërkon ndihmën e qytetarëve. Në shkrimin e familjes thuhet se vajza ishte vetëm e ftohur, por pas marrjes së një injeksioni, asaj iu ndalë zemra dhe pas kthimit në jetë, vajza ra në gjendje kome.

    Muhamet Latifi, prindi i 2-vjeçares për Gazetën Express tha se rasti është paraqitur në Polici. Ai tregoi se vajzën e kishin kontrolluar në pediatri në Mitrovicë. Por, se çfarë ndodhi me vajzën e tij, as ai nuk është në dijeni. Ai thotë se vajza ishte e shëndosh dhe se ineksionin e kishte marrë për ftohje.

    “Dikush prej motrave ja ka dhënë ineksin. Mjeku ose ajo që ia ka dhon ineksin, apo barnatorja që ia ka shit, në të 3 mundem me dyshu. Ndoshta ineksioni ka qenë pa afat. Vajza ka qenë mirë”, tha Latifi.

    Anipse vajza ka filluar të reagojë, prindi i saj thotë se ajo nuk është mirë dhe se janë duke i qëndruar pranë. Por, për t’i ndihmuar për ilaçe dhe gjëra të tjera, familja e Lorenës ka nevojë për ndihmën e gjithsecilit.

    “Mjekët nuk na kanë rekomanduar ende për dërgim jashtë vendit, mirëpo po duhet me ndejtë afër vajzës, me ja siguru ilaqet dhe unë nuk i kamë mundësit se unë s’jam duke punu, për atë arsye kam kërkuar ndihmë. Inshallah don zoti e shërohet”, thotë babai i Lorenës.

    Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është paraqitur në Polici nga familja, mirëpo ende nuk është hapur si rast.

    Zahiti konfirmoi se hetimet e Policisë dhe Prokurorisë kanë filluar për të kuptuar se si ka ardhur deri tek ngjarja.

    Në këtë link mund t’i ndihmoni Lorenës së vogël

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për dhe dy abstenime kishte votuar rekomandimin që më 21 prill të votohet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.