Një grua e konfirmuar më COVID-19 në Vushtrri nuk ka respektuar masën e vetizolimit, por ka dalë në qytet.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri.
E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhr me rastin.
“Njësitet policore, gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me Covid-19, kanë konstatuar se e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me Covid-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë në qytet. E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë, se kjo është personi i tretë i infektuar me koronavirus që nuk ka respektuar masat e vetizolimit dhe ka dalë të sillet në qytetin e Vushtrrisë

Të tjera
-
13:04 | 10 Gusht 2022
-
13:03 | 10 Gusht 2022
-
12:55 | 10 Gusht 2022
-
12:50 | 10 Gusht 2022
-
12:40 | 10 Gusht 2022
-
12:33 | 10 Gusht 2022
-
12:27 | 10 Gusht 2022
-
12:25 | 10 Gusht 2022
-
12:19 | 10 Gusht 2022
-
12:09 | 10 Gusht 2022
-
12:00 | 10 Gusht 2022
-
11:59 | 10 Gusht 2022