×
  • Kronika
  • Kronika

    E goditi me shuplaka nënën deri në alivanosje, paraburgim për ferizajasin

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për një të dyshuar i cili i shkaktoi lëndime trupore nënës së tij.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari “më 14.06.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj me dashje me qëllim të shkaktimit të lëndimit të lehtë trupor, si pasojë e mosmarrëveshjes paraprake rreth një telefoni e godet të dëmtuarën -nëne e tij fillimisht me dy shuplaka në fytyrë si pasojë e së cilës alivanoset, mirëpo pasi i kthehet vetëdija në momentin e ngritjes , i pandehuri tenton ta godet motrën e tij dhe me këtë rast reagon e dëmtuara me ç’rast prapë e godet të njëjtën me grusht në fytyrë si pasojë e kësaj goditje pëson lëndime trupore “.

    Njoftimi i plotë:

    Paraburgim ndaj I.T.  i dyshuar për dhunë në familje

    Ferizaj 16 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 14.06.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj me dashje me qëllim të shkaktimit të lëndimit të lehtë trupor, si pasojë e mosmarrëveshjes paraprake rreth një telefoni e godet të dëmtuarën -nëne e tij fillimisht me dy shuplaka në fytyrë si pasojë e së cilës alivanoset, mirëpo pasi i kthehet vetëdija në momentin e ngritjes , i pandehuri tenton ta godet motrën e tij dhe me këtë rast reagon e dëmtuara me ç’rast prapë e godet të njëjtën me grusht në fytyrë si pasojë e kësaj goditje pëson lëndime trupore .

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarit, andaj mbi këto arsye vlerëson se po të gjendej në liri mund të ndikojë tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.