[wp-story]

Bota/Rajoni

E djathta evropiane kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit maltez

E djathta evropiane kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit maltez
23:13 | 17 Dhjetor 2019

E djathta europiane në Parlamentin Europian kërkoi sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit maltez, Joseph Muscat, gjatë një debati në Strasburg mbi vrasjen në vitin 2017 të gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia.

Kjo çështje, në të cilën u cituan emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit maltez, një ministër dhe shefi i kabinetit të Muscat, ka dobësuar pushtetin deri aty sa të detyrojë Muscat, kreun e qeverisë laburiste, në pushtet që prej vitit 2013, të japë dorëheqjen nga funksionet e tij më 12 janar.

“Ju drejtohem drejtpërdrejt, Muscat, çdo ditë që ju qëndroni në pushtet është një turp për demokracinë”, theksoi me tone të larta spanjolli, Esteban Gonzalez Pons, nga grupi i PPE-së, grupi kryesor politik në Parlamentin Europian.

Lideri i PPE-së, gjermani, Manfred Weber kërkoi që Muscat të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe akuzoi grupin S&D, të cilit i përket Partia Laburiste e kryeministrit maltez.

Eurodeputetja malteze, Miriam Dalli e grupit S&D theksoi se do të ishte kundërproduktive që Parlamenti të jepte gjykime të nxituara që mund të dëmtonin hetimet.

“Parlamenti Europian do të votojë nesër mbi një rezolutë, që i kërkon Komisionit të përdorë të gjitha mjetet dhe procedurat që ka në dispozicion për respektimin e shtetit të së drejtësi në Maltë”, sipas një versioni paraprak të tekstit.

Një delegacion i Parlamentit Europian shkoi në fillim të dhjetorit në këtë vend dhe shprehu frikën për sa i përket integritetit të hetimit mbi këtë vrasje duke e gjykuar dorëheqjen e Muscat shumë të vonuar.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova përsëriti sot, para eurodeputetëve në Strasburg, nevojën për një hetim të pavarur dhe të lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike.

Ajo i kërkoi gjithashtu qeverisë malteze të reagonte në mënyrë urgjente për riforcimin e pavarësisë në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe kundër pastrimit të parave.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera