[wp-story]

Lajme

E dhimbshme: Familja Poroshtica nga Prishtina përballet me varferi ekstreme, kërkojnë ndihmën e qytetarëve

E dhimbshme: Familja Poroshtica nga Prishtina përballet me varferi ekstreme, kërkojnë ndihmën e qytetarëve
13:29 | 24 Tetor 2020

Heshtja kishte zënë vend në çdo cep tek shtëpia e familjes Poroshtica, nga Hajvalia e Prishtinës.Vetëm një zë i çjerrur dëgjohej tek thoshte “mbylleni derën”.Ishte nënë Qamilja, 94 vjeçarja e strukur nën batanijen e saj, pasi kishte të ftohtë.

Në këndin tjetër të dhomës ishte i shtrirë kryefamiljari i kësaj shtëpie, Valbon Poroshtica.

Ai është bërë operacion dhe nuk mund të çohet në këmbë për të punuar e gjallëruar.Ndërsa gruaja e tij, lëvizte nëpër shtëpi për t’i shërbyer dy të sëmurëve, me aq sa kishte mundësi, pasi dhe ajo vuante nga reuma dhe shtylla kurrizore.

E vetmja e qeshur në këtë shtëpi, ishte vajza 8 vjeçare, Fatlona.Ajo ishte shumë e dashur me të gjithë, luante në oborrin e saj, pa e kuptuar se sa vuajnë prindërit e saj, që t’ia sigurojnë një të ardhme më të mirë.Telegrafi e vizitoi këtë familje, që ata të tregonin shqetësimet e tyre shëndetësore dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen, e të cilat ishin të panumërta.Valboni deri në vitin 2019 kishte punuar dhe sot ai nuk mund të çohet nga shtrati pa u shëruar plotësisht. Ai ka nevojë për barna, kujdes, për higjienë e çka mos.“Jam shumë keq. Jam bërë operacion, njëherë në vitin 2008 dhe tash prapë. Edhe mjeku më ka thënë që ke mundur dhe me vdek. Jetoj me gruan, me vajzën dhe me gjyshen 94 vjeçare”, fliste Valboni i shtrirë në shtrat.I vetmi burim financiar i tij, ishte pensioni i gjyshes, 94 vjeçare. Por a mjafton një shumë e tillë për t’i përballuar dallgët e rënda të jetës?“Nuk kemi të ardhura financiare, ia dalim duke na ndihmu dikush. S’kam pare as për gjyshe as për qikë për shkollë.Edhe vet jam shumë keq, s’di a shpëtoj. Hiç s’kam qejf me dalë para kamerave por m’ka ardhur puna dhe me të vërtetë jam keq”, tha ai me zërin e tij të dridhur.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera