×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    E akuzuara për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dënohet me kusht

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të enjten, e ka dënuar me dy vite burgim me kusht të akuzuarën për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë, Melihate Alshiqi.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Musa Konxheli, e akuzuara nuk do ta mbaj dënimin me burgim, nëse brenda afatit prej dy vitesh nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësi Konxheli deklaroi se gjykata e ka rikualifikuar veprën penale, nga “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, nga neni 3, paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-052, në veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, konkretisht paragrafit 2 të nenit 143 të Kodit Penal të Kosovës.

    Sipas aktgjykimit, e akuzuara u lirua nga shpenzimet e procedurës.

    Ndryshe, në seancën e 30 qershorit 2020, e akuzuara kishte thënë se ajo kishte shkuar në Siri, së bashku me fëmijën e saj, pasi ishte mashtruar nga bashkëshorti i saj, tani i ndjerë.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, Melihate Alshiqi akuzohet se më 12 korrik 2015, së bashku me bashkëshortin e saj, tani të ndjerë, Bekim Mulolli dhe fëmijën e tyre të moshës një vit e gjysmë, me vetëdije dhe vullnet të plotë, ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit dhe ka përfunduar në destinacionin e huaj në zonën e konfliktit në Siri.

    PSRK-ja pretendon se e akuzuara Alshiqi ka ndërmarrë këto veprime me qëllim për t’iu bashkëngjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”, të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë, më 20 prill 2019.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.