×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se përfitoi 48 mijë euro nga subvencionet, Gjykata merr vendim për zyrtarin nga Peja

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj zyrtarit të Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, A.B., i cili dyshohet se ka përfituar 48 mijë euro në mënyrë të paligjshme.

    Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se A.B. dyshohet se është i përfshirë në rastin “Subvencioni 2021”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit nga neni 421, paragrafi 1 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit A.B., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Gjykata bën të ditur se i dyshuari i ka dëmtuar përfituesit e subvencioneve.

    “I pandehuri A.B dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve të cilëve Republika e Kosovës ua ka siguruar me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, bën të ditur Gjykata.

    Ndërkohë, Express të martën ka raportuar ekskluzivisht se zyrtari i arrestuar në Pejë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme 48 mijë euro.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat...
    Të tjera
    Sport18 Prill 2024
    Është mbyllur seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic. Zëdhënësja e Gjykatës...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast, Ambasadori Hovenier...
    Lajme18 Prill 2024
    Në kornizën e Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen gjatë kësaj jave në Washington DC, Ministri i Financave,...
    Sport18 Prill 2024
    Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar kampionin aktual Manchester City, pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësime për përhapjen e gripit të shpendëve H5N1, i cili ka një shkallë “jashtëzakonisht të lartë”...
    Sport18 Prill 2024
    Manuel Neuer ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve pasi e mbajti portën e paprekur në fitoren kundër Arsenalit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.