[wp-story]

Lajme

Dyshohet për mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës edhe në rajonin e Novi Pazarit

Dyshohet për mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës edhe në rajonin e Novi Pazarit
19:41 | 17 Nëntor 2020

Pas gjetjeve mortore të fundit në Rashkë të Serbisë, dyshohet se mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftën e fundit nga forcat serbe ka edhe në Novi Pazar, raporton portali Front Online.

Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se së shpejti pritet që t’i fillojnë gërmimet për mbetje mortore edhe në rajonin e Novi Pazarit, përkatësisht në vendin e quajtur Shtavalli.

“Gjithashtu kjo informatë ka ardhur nga njerëzit që i kanë paraqitë të dhënat. Ai lokacion është Shtavalli në afërsi të  Sjenicës gjithashtu një dhe i hedhur në afërsi të një miniere. Për fat apo për habi kjo minierë ishte duke punuar dhe në kuadër të grupit punues është bëtë kërkesa që na ta lejohet inspektimi dhe të fillojmë punën edhe atje”, ka thënë Gërxhaliu për Front Online.

Dje gjatë ditës portali FrontOnline, ka raportuar se në rajonin e Rashkës, në Kizhevac, mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë hasur në disa mbetje mortore të cilat dyshohen se janë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit.
/Front Online/

Lexo edhe:

Ekskluzive: Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë (Foto)

 

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera