Sot rreth orës 09:30 Policia e Kosovës ka marrë informatë për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë në rrugën “Garibaldi”.
Lidhur me këtë rast për FrontOnline, kanë dhënë detaje edhe nga Prokuroria e Prishtinës.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë për FrontOnline se aktualisht prokurori gjendet në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, është njoftuar nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve të tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë ajo./FrontOnline/
Dyshohet për vetëvrasje në Prishtinë
Posted by Front Online on Thursday, December 31, 2020

Të tjera
-
15:47 | 08 Mars 2021
-
15:45 | 08 Mars 2021
-
15:45 | 08 Mars 2021
-
15:33 | 08 Mars 2021
-
15:29 | 08 Mars 2021
-
15:27 | 08 Mars 2021
-
15:26 | 08 Mars 2021
-
15:18 | 08 Mars 2021
-
15:07 | 08 Mars 2021
-
15:02 | 08 Mars 2021
-
15:02 | 08 Mars 2021
-
14:52 | 08 Mars 2021