×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshime se Telekomi i Serbisë u zgjerua kundërligjshëm në Kosovë

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Në Autoritetin e Konkurrencës të Republikës së Kosovës po mbahet seancë dëgjimore ndaj ndërmarrjes MTS d.o.o., kompani simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë.

    Me këtë rast, Selajdin Beqa – ud. drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, deklaroi se kjo ndërmarrje ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës duke blerë operatorë tjerë pa i njoftuar.

    “Në rastin e ndërmarrjes MTS dhe të tjerëve kam autorizuar monitorimin e këtij sektori. Pas monitorimit të tregut, në bazë të gjetjeve komisioni ka nxjerr njoftimin. Fakt i pakontestueshëm është se MTS d.o.o. ka bërë veprime të jashtëligjshme, nuk ka përfillur obligimin për paraqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit. Arsyetimet e deritanishme të ndërmarrjes nuk e ndryshojnë gjendjen e konstatuar. MTS do të ketë mundësinë ligjore t’i kontestojë argumentet mbi të cilat jemi mbështetur”, shtoi ai raporton RTK

    “Autoriteti pas monitorimit në dyshimin e bazuar se ndërmarrja nuk ka vepruar në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konkurrences, pasi nuk ka ofruar kërkesën për lejimin e përqendrimit me rastin e blerjes së ndërmarrjeve në tregun e telekomunikimit dhe audioviziv, autoriteti ka nxjerr konkluzionin për fillimin e hetimit. Ndërmarrja ka realizuar blerje pa e dorëzuar njoftimin për lejimin e përqendrimit që është përcaktuar sipas ligjit. MTS brenda afatit ligjor i ka ofruar autoritetit vërejtjet e saj në lidhje me njoftimin e fakteve paraprake të përfshira në procedurë. Autoriteti konstaton gjendjen faktike në bazë të dhënave të mbledhura dhe ato të siguruara nga pala në procedurë. Ndërmarrja MTS, kishte realizuar transaksione për blerjen e 100 për qind të sanksioneve në disa ndërmarrje”, tha drejtori i departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në Autoritetin e Konkurrencës, Shemsi Elezi.

    Ndërkaq, nga kompania MTS d.o.o. kanë kërkuar që te hidhen poshtë pretendimet e sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës.

    Përfaqësues të kësaj kompanie thanë se e gjithë procedura e hetimit është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

    “E gjithë procedura e hetimit dhe e vlerësimit të këtij përqendrimi është zhvilluar në kundërshtim me kriteret ligjore. Autoriteti duhet te hedh poshtë pretendimet e sekretariatit ta Autoritetit të Konkurrencës. Përfaqësuesit e sekretariatit thanë se ndërmarrja ka shkelur dispozitat e ligjit për mosparaqitje të kërkesës për përqendrim me blerjen e katër ndërmarrjeve në Kosovë. Mirëpo nuk pamë një elaborim se si kriteret e ligjit nuk janë plotësuar me këtë ligj. Edhe përkundër vërejtjeve tona nga dhjetori i vitit 2022, ne prapë nuk e kemi të qartë mbi cfarë baze sekretariati vendos në lidhje me kriteret e ligjit i cili kishte hyrë në fuqi në vitin 2022, për ndërmarrjet që janë blerë para se ky ligj të hyjë në fuqi. Transaksionet kanë ndodhur gjatë vitit 2019-2020-2021”, deklaroi Kushtrim Palushi, avokat

     

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.