Sot gjatë pasditës, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për një alarm për bombë, sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin duke thënë se pranuan info që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Ahmeti.