×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy vjet pas vde kjes së gruas martohet sërish, por merr një telefonatë misterioze…

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Dy vjet kishin kaluar që nga ndarja nga jeta e Brenda Schmitz, kur bashkëshorti i saj David mori një telefonatë nga radio stacioni KSZT ku u kërkua të paraqitej në zyrat e radios.

    Prej disa vitesh, gjatë periudhës së Krishtlindjes, ky stacion radiofonik plotësonte disa dëshira të përdoruesve të tij, megjithatë, kësaj here, letra nuk u dërgua nga personi në fjalë, ose nga Davidi, por nga një person anonim. “Ata më thanë se kishin marrë një letër nga dikush që donte të më jepte një dhuratë. E pyeta kush ishte, por ata thanë se ishte kaq personale saqë nuk mund të flisnin në telefon dhe se më duhej të shkoj në zyrat e tyre “, thotë David.

    Pak para se Brenda të vdiste për shkak të kancerit ovarian, ajo kishte shkruar letrën duke kërkuar dëshirën e saj të Krishtlindjes. Megjithatë, ajo kurrë nuk e kishte dërguar atë, përkundrazi, ia kishte dorëzuar një mikeshe të dashur, të cilës i kërkoi ta dërgonte në radio vetëm pasi burri i saj të kishte gjetur një nënë të re për fëmijët e tij. Kështu, kur Davidi vendosi të martohej me Jayne Abrahamin, letra u dërgua në stacionin e radios.

    Një letër anonime u dërgua në emisionin “Christmas Wish”.

    “Ne bëjmë realitet dëshirat e Krishtlindjes për shumë prej dëgjuesve tanë prej shumë vitesh tashmë, por një letër si ajo e Brenda-s nuk kishte ardhur kurrë dhe të gjithë, pavarësisht moshës, u emocionuam”, tha pronari i radios Scott Allen. Prezantuesja Collen Kelly lexoi letrën e Brenda-s për Davidin: “Arsyeja pse po ju shkruaj është kjo. Kam një dëshirë. Unë kam një dëshirë për Davidin, për fëmijët dhe për gruan e re që do të jetë pranë tij. Unë dua që ata të dinë se i dua shumë.

    Dëshira ime e parë është për partneren e re të Davidit: Dua të kalojë një ditë në spa dhe të relaksohet. Ajo e meriton atë, sepse është nëna e re e fëmijëve dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë. Ju lutem, bëjeni të buzëqeshë dhe le ta dijë se të gjitha përpjekjet e saj janë vlerësuar nga unë. Faleminderit, unë të dua kudo qofsh, bisedo me mua, unë do të të dëgjoj nga qielli”. Ndërkohë që po e lexonte letrën, ishte e pamundur për të fshehur emocionin që ndihej, por ajo vazhdoi të lexonte:

    “Dëshira ime e dytë është për të gjithë familjen, një udhëtim magjik. Një vend ku ata mund të gëzojnë një farë kohe familjare, për të krijuar ato kujtime që do të mbeten përgjithmonë … “. Dëshira e tretë dhe e fundit e Brenda-s ishte për mjekët dhe infermierët të cilët, ditë pas dite, ishin kujdesur për të dhe shumë pacientë të tjerë në spital. “Unë dua që ata të gëzojnë një natë të mbushur me ushqime të mira, pije dhe argëtim, për gjithçka që bëjnë këta heronj për të shpëtuar pacientët me kancer”.

    Davidi kishte shpërthyer në lot.

    Ai e dinte që Brenda i kishte qëndruar gjithmonë në krah, që ajo kurrë nuk e kishte lënë atë dhe se gjithnjë kujdesej për familjen e tij nga qielli. Programi i radios plotësoi të gjitha dëshirat e Brendas dhe dërgoi gjithë familjen në Disney World, Florida, ku Jayne gëzoi edhe një spa, ashtu siç premtoi. “Ne kurrë nuk kemi pasur një festë familjare dhe ky udhëtim do të jetë i mrekullueshëm. Zemrat tona janë plot gëzim “, tha Jayne me mirënjohje.

    Gjesti i pabesueshëm i Brendas tregoi një dashuri të pafundme për familjen e saj; një dashuri kaq e madhe që, edhe nëse ishte aq afër vdekjes, u shqetësua për mirëqenien e të dashurve të saj. Nuk ka dyshim se dashuria e një nëne është e pafundme. Kjo grua ka bërë një dhuratë të mrekullueshme për familjen e saj, a nuk mendoni? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur dashurie me miqtë tuaj./Front Online/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza, tha OKB-ja. Gjithashtu janë dëmtuar më shumë se 234 mijë njësi banimi,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës në Shqipëri. Kjo u bë e ditur sipas shoqatës “Maraton...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2023
    Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar shqiptarët për 28 nëntor, Ditën e Flamurit....
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një. Ai për emisionin “Radar”...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sot po festohet 28 nëntori- Dita e Flamurit dhe 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. E një nga emrat më të shpeshtë...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që...
    Vip28 Nëntor 2023
    Sot (e martë) shënohet Dita e Flamurit apo 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Të shumtë qenë të famshmit që uruan këtë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.