Kronika

Dy vdekje të dyshimta dje në Kosovë

Dy vdekje të dyshimta dje në Kosovë
09:10 | 21 Korrik 2021

Një shtetase femër e Kosovës është gjetur e vdekur mbrëmë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:05 të mbrëmjes së djeshme.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksioni pasi që vdekja është cilësuar si e dyshuar.

Edhe në Kamenicë është gjetur i vdekur një person. Ai është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku ëhstë konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera