×
  • Opinione
  • Opinione

    Dy tri fjalë për AKI-në dhe gazetarët!

    Arianit Koci
    04 Shkurt 2025

    Shkruan: Arianit Koci

    1.

    Nuk ka strukturë shtetërore për të cilën kam simpati më shumë se për AKI-në!

    Thonë se personi më i sukseshëm është ai që e ka informatën më të mirë.

    Në anën tjetër, qasja në informata sekrete është një lloj afrodiziaku.

    Informata është fuqi!

    2.

    A e kam respektin për shkak të të lartëcekurave?

    Jo dhe jo!

    E çmoj këtë strukturë elite, për shkak të burrave dhe grave, djemve dhe çikave që punojnë aty: patriota të ndershëm, të përkushtuar për sigurinë e Republikës.

    E çmoj AKI-në për shkak të

    misionit fisnik që e ka: ruajtjen e Kosovës prej të këqijave madhore!

    3.

    Nuk mundem me e paramendu që Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, simpatia ime, i përcjellë, i vëzhgon dhe i përgjon gazetarët tanë elitarë.

    Jo, nuk bëhet kjo punë!

    Është degradim për komunitetin e respektuar të inteligjencës dhe humbje për demokracinë.

    4.

    Ka raste kur nuk pajtohem me Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Lirim Mehmetaj, Ilir Mirena dhe disa gazetarë të tjerë!

    Mund të kemi edhe qëndrime të ndryshme politike.

    Por edhe kur nuk pajtohem, as në endërr nuk më shkon me iu ndalu punën.

    5.

    Cili është misioni primar i gazetarisë?

    Informimi i publikut.

    A gabojnë edhe gazetarët?

    Po!

    Ama kurrë nuk e kanë tradhëtu kauzën kombëtare. Kurrë nuk e kanë dëmtuar esencialisht shoqërinë.

    Në fakt, gjithmonë shoqëria dhe demokracia përfiton prej punës së gazetarëve.

    6.

    Ftoj AKI- në që menjëherë t’i ndalojë të gjitha operacionet eventuale ndaj cilitdo gazetar.

    Merruni me zyrtarët që po i rrjedhin informatat – nëse po i rrjedhin!

    Në anën tjetër, me gjithë insistimin e këtyre treve se po i përcjellin, po e lë mundësinë që ajo nuk po ndodh!

    Prishtina është qytet relativisht i vogël.

    Prezenca e agjentëve në vendet ku janë gazetarët mund të jetë rastësi.

    Të gjithë ne takohemi ndërmjet vete, gjatë ditës.

    7.

    E tash, një kritikë për të dy palët:

    Po flitet që disa gazetarë janë rekrutuar nga ana e AKI-së. Paguhen për aktivitetet e tyre; për shkrimet e tyre të porositura.

    Nuk dua ta besoj as këtë!

    Kjo është ideja më idioteske për një shërbim.

    Mund të angazhohet një gazetar për një mision specifik, por assesi vazhdimisht!

    E ju gazetarë që eventualisht po punoni për shërbimin: nuk po i bëni nderë as profesionit, as vetës e as vendit!

    8.

    AKI-ja është super strukturë. Është ajka intelektuale e sigurisë.

    Ka mënyra të shumta se si t’i arrijë objektivat e veta.

    Me rekrutimin e gazetarëve, lëndohen rëndë demokracia dhe shoqëria.

    Prandaj, lejini gazetarët rahat. Hiqni dorë prej tyre!

    9.

    Tash e kam një kërkesë për miqtë e mi gazetarë:

    Kam qenë dhe jam me juve në mbrotje të lirisë së shprehjes, gjithmonë. Madje edhe kur kemi qenë të dy palët të kërcënuara dhe të rrezikuara.

    Kam qenë me juve në mbrotje të profesionit të juaj, edhe kur nuk jam pajtuar me juve.

    Sot, si kurrë më herët, duhet ta ruajmë integritetin, besueshmërinë dhe pavarësinë e AKI-së.

    Nëse ka individë që e keqpërdorin detyrën nuk duhet të pësojë krejt struktura.

    Me rënien e autoritetit të komunitetit të inteligjencës, humbë krejt shoqëria.

    Nga Rubrika
    Opinione14 Shkurt 2025
    Nga: Miranda Rira  Dy vetëvrasje të dy vajzave të reja shoqëruan ditët e para të shkurtit. Në 4 shkurt, një nënë e...
    Opinione13 Shkurt 2025
    Nga: Ekrem Spahiu Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, për të relativizuar e orientuar zgjedhjet e...
    Opinione11 Shkurt 2025
    Shkruan: Agon Maliqi Nëse dikush do t’i besojë tabloideve famëkeqe të Serbisë të sponsorizuara nga qeveria, vendi është nën rrethim të përhershëm...
    Të tjera
    Lajme16 Shkurt 2025
    Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka publikuar një mesazh në rrjetin social...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem...
    Vip16 Shkurt 2025
    Ish-konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Bay T dhe Kader Kicaj kanë një shoqëri shumë të mirë ndërmjet vete. Jo rrallë herë...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Ideatori i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se këtë vit është vendosur që pamja e monumentit të pavarësisë s ëKosovës ‘New...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.