[wp-story]

Bota/Rajoni

Dy të vdekur nga shpërthimi i bombës në Afganistan

Dy të vdekur nga shpërthimi i bombës në Afganistan
10:38 | 21 Shtator 2019

Zyrtarët afganë njoftuan se dy civilë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në pjesën jugore të Afganistanit të premten.

Në këtë shpërthim gjithashtu u lënduan pesë persona. Shpërthimi ndodhi në provincën jugore të Kandaharit, ndërsa lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit.

Asnjë grupi nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin që ndodhi pranë kufirit me Pakistanin, por militantët talibanë janë mjaft aktivë në këtë rajon.

Për më tepër, policia tha se dy shpërthime të tjera kanë ndodhur të premten në Kabul, por për fat të mirë nuk kishte pasoja në njerëz.

Në mbarë Afganistanin, sulmet e militantëve po vazhdojnë në kohën kur vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale. Në anën tjetër, bisedimet mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara janë ndërprerë.

Vetëm pas ndërprerjes së negociatave, më pak se dy javë më parë, nga sulmet kanë vdekur së paku 96 persona, ndërsa rreth 235 të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, premtoi të premten se do të marrë masa për parandalimin e vrasjes dhe plagosjes së civilëve gjatë luftës kundër talibanëve, një ditë pas vrasjes së 30 civilëve nga një sulm me dronë i forcave amerikane, shkruan “Free Europe”

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera