Dy persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një aeroplani ushtarak sot afër një aeroporti në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aeroplani T-38 është përplasur rreth orës 5:30, sipas një deklarate të lëshuar nga Forcat Ajrore, shkruan CNN.
Zyrtarë këtyre forcave deklaruan se aeroplani ishte nisur nga Mississippi për në Florida para se të përplasej në aeroport.
Rrethanat që quan deri te aksidenti janë duke u hetuar.