Dy persona janë prangosur ditën e djeshme nga Antidroga e Policisë së Kosovës gjatë një aksioni.
Operacioni është realizuar në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren rreth orës 21:23.
Ata dyshohet për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, transmeton Klankosova.tv
Gjatë kontrollit fizik ndaj njërit nga të dyshuarit u zbuluan dhe konfiskuan dy doza të substancës narkotike të dyshuar si marihuanë.
Po ashtu, në veturën e parkuar të të dyshuarit tjetër, u gjet një qese që përmbante disa doza të së njëjtës substancë.
Organet e rendit bastisën edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku u sekuestruan gjithsej: 31 doza marihuanë me peshë totale 59.37 gram, një peshore elektronike, 1 mijë e 435 euro para të gatshme, dhe një automjet me targa vendore.
Pas intervistimit nga policia dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri nga të dyshuarit është dërguar në paraburgim, ndërsa tjetri është liruar për t’u proceduar në mënyrë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.