×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy shtetas nga Kosova në kërkim, plaç’kitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë.

    Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2008 në filialin e një banke në Kifisia, afër Athinës, transmeton klankosova.tv.

    Për pasojë janë shpallur në kërkim dy shtetas nga Kosova, më konkretisht Basri Berisha alias Basri Ramadani 53 vjeç dhe Sinan Beqiroski alias Sinan Bekjiroski 54 vjeç.

    Për sa i përket kronologjisë së vjedhjes, persona të panjohur pasi kanë thyer një dritare kanë hyrë në bankë dhe kanë hequr nga kasaforta qendrore para dhe sende me vlerë, vlera e të cilave kalonte 4.000.000 euro.

    53-vjeçari, Ramadani aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, dhe ka qenë në paraburgim nga autoritetet gjermane dhe të Kosovës për vepra të ngjashme.

    Nga analizat krahasuese të mëpasshme të kryera nga stafi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, sipas topchannel, rezultoi se Berisha ishte i përfshirë edhe në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe vjedhjen e një bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.