×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy persona të vdekur pas rrëzimit të autobusit në autostradën Cetinje – Budvë

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një autobusi në autostradën Cetinje – Budva, në qytezën Obzovica.

    Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb.

    Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi.

    “Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

    Departamenti për Situata Emergjente ka thënë se të gjitha njësitet e saj janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë.

    Edhe Prokurori i Shtetit është duke u marrë me këtë rast.

    Një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi veçse ka nisur dhe trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet.

    Zjarrfikësit është thënë se janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Konfliktet e fundit me Ukrainën lënë pak zgjidhje, por konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Zoleka Mandela, mbesa e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Novarës në Itali, ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes. Bajram...
    Të tjera
    Vip26 Shtator 2023
    Ish-ylli i WWE, Hulk Hogan u martua për herë të tretë gjatë fundjavës pasi kurorëzoi dashurinë me Sky Daily në Clearwater të...
    Lajme26 Shtator 2023
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas videos së publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bashkë me bashkëpuntoriët e tij ka ngushëllyer familjen e heroit më...
    Sport26 Shtator 2023
    Nico Williams është bërë një nga emrat më të lakuar nga top klubet evropiane. Sulmuesi i talentuar spanjoll është futur në vitin...
    Vip26 Shtator 2023
    Efin do të kishim mundësi ta shihnim edhe në filmin “Në kuadër të dashuri” të luajë krah Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pasi Beogradi zyrtar ka shpallur të mërkurën ditë zie, pas sulmit terrorist në Kosovë,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.