[wp-story]

Lajme

Dy parti politike, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

Dy parti politike, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë
08:28 | 06 Shtator 2019

Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera