[wp-story]

Lajme

Dy parti bashkohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Dy parti bashkohen për zgjedhjet e 6 tetorit
12:12 | 06 Shtator 2019

Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës janë bërë bashkë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ata kanë mbajtur sot një konferencë shtypi dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të garuar bashkë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, tha se kanë pasur oferta nga partitë e mëdha, por që sipas tij ato nuk ishin të denja për koalicione.“Nënshkruajmë kontratë bashkëpunimi për të garuar më zgjedhje të 6 tetorit me një listë të përbashkët. Nuk kemi hyrë për të garuar me asnjë parti politike, kemi hyrë të krijojmë një autostradë të ndryshimit në vend. Partitë të tjera nuk kanë qenë të denja që të shkohet në koalicion me to. Kemi pasur oferta nga të gjitha partitë e mëdha, por ajo qe ka lënë një përshtypje politike të republikanët e Kosovës sa na përket ne, ka qenë qëndrimi ynë që ne të krijojmë murin kinez mes së keqes dhe të mirës në Kosovës. Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse do të shkonim me cilëndo parti që e ka degraduar vendin”, tha Zeka.

E kryetari i Partisë Republikane e Kosovës, Faton Kurti, tha se janë bashkuar meqë Kosova me të vërtetë ka nevojë për një alternativë.

“E mbështes çdo fjalë që tha (Milaim Zeka) por dua të shtoj qe ne u bashkuam se Kosova me të vërtetë ka nevoje për një alternativë, është bërë fjalë e përditshme kjo, alternativat nuk mund ti sjellin ato parti që e kanë zhgënjyer elektoratin e vet që 20 vjet. Këto dy parti (partia republikane dhe euroatlantike) janë qendër e djathtë konservatore. Ne nuk do ta luftojmë korrupsionin, por do ta eliminojmë korrupsionin, pastaj do t’i kyçemi zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se sot do t’i dorëzojnë listat në KQZ dhe se njerëzit e përfshirë në ato lista janë të figura të reja.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera