Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka dhënë detaje pasi tre qytetarë nga kjo komunë rezultuan pozitiv në Covid-19. Sipas Lladrovcit, dy prej tyre banojnë në kryeqytet derisa rasti i tretë u infektua në vendin e punës në Postën e Kosovës.
“Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme”, shkroi Lladrovci në Facebook:
Shkrimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:
Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.
Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.
Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.
Kujdes po, panik jo!

Të tjera
-
03:37 | 17 Shkurt 2021
-
03:32 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaSindi dhe Juli pezullohen nga Për’puthen03:22 | 17 Shkurt 2021
-
03:14 | 17 Shkurt 2021
-
03:06 | 17 Shkurt 2021
-
02:56 | 17 Shkurt 2021
-
02:51 | 17 Shkurt 2021
-
02:38 | 17 Shkurt 2021
-
02:35 | 17 Shkurt 2021
-
00:07 | 17 Shkurt 2021
-
00:02 | 17 Shkurt 2021
-
23:52 | 16 Shkurt 2021