Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dy foshnje të infektuara me Covid-19, flet drejtori i Neonatologjisë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Ndonëse angazhimet u janë shtuar me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë, Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, nuk i është shtuar edhe stafi shëndetësorë.

    Në mungesë të tyre, ata po mundohen të ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme.

    Ndërsa, gjëja më shqetësuese mbetet ndërprerja e specializimit për Neonatologji, andaj konsiderohet se në të ardhmen nuk do të ketë se kush të kujdeset për foshnjet në këtë klinikë.

    Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, në një intervistë për Front Online, ka thënë se ndërprerja e specializimit për Neonatologji, duhet të jetë brengë për ata që e menaxhojnë shëndetësinë në vend.

    Ai ka treguar, se për momentin vetëm një neonatologe është e pa punësuar në Kosovë, e cila do të jetë pjesë e kësaj klinike.

    “Specializimi për Neonatologji është ndërprerë dhe nuk e di se kush do të kujdeset në të ardhmen për këto foshnje. Kjo është shqetësuese dhe duhet të jetë brengë edhe për ata që menaxhojnë shëndetësinë, sepse niveli i trajtimit të këtyre foshnjeve, tregon edhe nivelin e shëndetësisë në Kosovë”, ka thënë ai.

    Mungesë e  mjekëve dhe infermierëve në Neonatologji

    Kjo klinikë, tashmë një kohë është ballafaquar edhe me mungesë të infermierëve.

    Gojnovci ka deklaruar se si klinikë gjithmonë kanë bërë kërkesë për rekrutimin e infermierëve.

    Sipas tij, në infermiere kujdeset për pesë apo gjashtë foshnje në kujdesin intensiv, që sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), një infermiere duhet të kujdeset për më së shumti 2 foshnje.

    “Në kujdesin intensiv, një infermiere kujdeset për 5 pikë 6 foshnjë në bazë të raportit që kemi bërë ne. Në bazë të OBSH-së, një infermiere duhet të kujdeset për dy foshnje më së shumti”, ka theksuar ai për Front Online.

    Përveç shërbimeve tjera shëndetësore që janë ofruar deri tani, në Klinikën e Neonatologjisë janë trajtuar edhe foshnjet e infektuara me virusin Covid-19.

    Drejtori i kësaj klinike ka bërë të ditur se deri tani dy foshnje kanë rezultuar pozitiv me Covid, ndërsa ka pasur edhe foshnje tjera që janë konsideruar si të dyshimta për këtë virus.

    “Si në çdo klinikë edhe në Klinikën e Neonatologjisë, pandemia ka krijuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Mirëpo, klinika ka një staf i cili i është përgjigjur në çdo moment ftesës tonë dhe deri në këtë moment e kemi kaluar edhe pse me vështirësi”, ka thënë ai për Front Online.

    Ai ka treguar, se për trajtimin e foshnjeve me Covid kanë ndarë një hapësirë të veçantë në klinikë.

    “Në Klinikën e Neonatologjisë në Kujdesin Intensiv, që nga fillimi i pandemisë ne kemi ndarë një hapësirë të veçantë, ku kemi trajtuar të gjitha foshnjet, edhe ato me Covid pozitiv por edhe ato të dyshimta që kanë lindur nga nënat e janë transferuar në këtë hapësirë”, është shprehur ai, duke shtuar se foshnjet me Covid tashmë janë shëruar.

    Kaq mjek u infektuan me Covd-19 në Neonantologji

    Përndryshe edhe në Klinikën e Neonatologjisë, punëtorët shëndetësorë kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

    Sipas drejtorit Gojnovci, 6 mjekë dhe 5 infermierë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

    “Dihet që punëtorët shëndetësorë kanë qenë më të rrezikuarit, po ashtu edhe në Klinikën e Neonatologjisë kanë pasur një staf të infektuar, të cilët fatmirësisht e kanë kaluar me sukses. Për momentin kemi vetëm një të infektuar, ndërsa 6 mjek e kanë kaluar. 5 infermiere po ashtu kanë qenë të infektuara, por që e kanë kaluar virusin”, ka theksuar ai për Front Online.

    Rënie drastike e natalitetit në Kosovë

    Shqetësuese për drejtorin e Neonatologjisë mbetet edhe rënia e natalitetit në Kosovës.

    Ai është shprehur se viteve të fundit numri i foshnjeve të lindura ka shënuar rënie.

    “Fatkeqësisht duke krahasuar të dhënat për vitet e kaluara, diku kanë qenë 35 mijë foshnje të lindura brenda vitit, ndërsa në vitin 2019 numri i foshnjeve që kanë lindur është 23 mijë e 400. Ka një rënie drastike që duhet të jetë brengë që të stimulohet nataliteti në Kosovë”, ka thënë ai.

    Rënia e natalitetit në Kosovë, ishte vlerësuar shumë e rrezikshme për shtetin./Front Online.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miti i forcave serbe është thyer në Gllogjan. Kështu ka...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri Albin Kurti, në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe...
    Front TV24 Mars 2023
    Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Çdo përpjekje e Ukrainës për të marrë gadishullin e Krimesë do të ishte një arsye për Rusinë që të përdorte “absolutisht çdo...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM lëkundja...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Franca është e përfshirë nga protestat e dhunshme, kundër reformës së pensioneve. Një ditë me parë protestat degjeneruar në përleshje në të...
    Lajme24 Mars 2023
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka alarmuar se si Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë...
    Lajme24 Mars 2023
    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, sot kanë shkuar në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.