[wp-story]

Lajme

Dy ditë para zgjedhjeve Isa Mustafa mbledh edhe një herë kryesinë

Dy ditë para zgjedhjeve Isa Mustafa mbledh edhe një herë kryesinë
09:23 | 01 Gusht 2019

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje. Mbledhja do të kryesohet nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa

Në një njoftim për media nga zyra për informim e LDK-së, bëhet e ditur se ky takim do të fillojë në orën 13:30.

Kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, ndërsa do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

LDK-ja të shtunën e 3 gushtit do të mbajë kuvendin zgjedhor, me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë.

Deri më tani asnjë anëtar i LDK-së nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë. Qëndrimi unanim i partisë ka qenë që të shtunën kur edhe do të mbahen zgjedhjet të bëhen të ditura kandidaturat, apo të vazhdohet me aklamacion.

Lidhja Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme më 20 mars të këtij viti.

Këto zgjedhje në disa prej degëve të partisë janë shoqëruar edhe me telashe e përleshje në mes të anëtarëve të vet partisë

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera