×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dushi: Të përkushtuar për ndërtimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Florian Dushi, sot ka marrë pjesë në një Konferencë virtuale për të diskutuar për Standardet e Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila ka të bëjë më ngritjen e vetëdijes dhe marrjen e masave kundër dhunës ndaj grave, ndaj vajzave dhe dhunës në familje në përgjithësi.

    Gjatë kësaj konferencë, zëvendësministri Dushi fillimisht ka përshëndetur aprovimin e Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar si instrument ligjor shumë të rëndësishëm për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, ndryshim kushtetues ky i mirëpritur duke marr parasysh edhe faktin së përveç plotësim-ndryshimit të ligjit kundër dhunës në familje, Zyra e Koordinatorit Nacional është në fillim të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje.

    Dushi ka theksuar se në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, mbetet i përkushtuar që hartimi i politikave për mbrojtjen nga dhuna në familje të jenë të harmonizuara me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

    Ai  gjithashtu ka përmendur hapat të cilët janë ndërmarr bashkërisht me partnerët vendor dhe ndërkombëtar në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe zbatimin e Planit të Veprimit 2010-2020 i cili trajton shërbimet që institucionet tona ofrojnë dhe duhet të ofrojnë për viktimat e dhunës në familje por edhe ndjekjen penale të kryesve të këtij lloji të krimit. Si hap i rëndësishëm është vlerësuar edhe krijimi i Bazës së Integruar i të Dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, e cila plotësohet me të dhëna nga të gjithë akterët relevant.

    Në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe  Zyrës së KNKDHF ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për një koordinim dhe angazhim edhe më të madh sa i përket harmonizimit të infrastrukturës ligjore me Konventën e Stambollit dhe për ndërtimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, të cilat do të ndikonin që Kosova në të ardhmen të bëhet model i parandalimit dhe trajtimit të këtij fenomeni negativ brenda shoqërisë sonë.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.