×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Durrësi, destinacioni kryesor me super ofertat për këtë vit

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Plazhet e Durrësit edhe për këtë vit mbeten destinacionet më të pëlqyera për pushuesit.

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë për Front Online se ky qytet tashmë prej vitit 2018 karakterizohet me komplekse të mirëfillta si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira që pushuesit kosovarë mund t’i shijojnë me çmime shumë më të lira.

    LEXO EDHE: Bregdeti shqiptar sivjet me superoferta, këto janë çmimet atraktive të hoteleve

    “Durrësi i vitit 2018. Kur aty tashmë kemi komplekse të mirëfillta turistike, kemi kapacitete dhe një strukturim të mirëfilltë të hoteleve, kemi kuzhinë shumë të mirë dhe shërbim shumë cilësor”, tha Kurtishaj.

    Në mesin e shumë hoteleve me të cilat “Sharr Travel” ka bashkëpunim, ai ka përmendur “Grand Blue Fafa”, oferta për të cilin këtë vit është 54 euro për dallim nga viti i kaluar sa ishte 70 euro.

    “Oferta nga ‘Grand Blue Fafa’ me çmime shumë të lira. Vitin e kaluar kjo ofertë është shitur me 70 euro all incluzive, dhe këtë vit është vetëm 54 euro. Kjo është zbritje e madhe që ju ka bërë klientit të ‘Sharr Travel”, ka pohuar Kurtishaj.

    Ai po ashtu ka përmendur edhe “Hotel Bonita” i cili ndodhet në plazhet e bukura të Durrësit.

    “Hotel ‘Bonita’ në Durrës është i njohur për qytetarët e Kosovës, sepse përvec tyre kanë pushuar edhe diaspora. Vitin e kaluar në këtë hotel vetëm fjeta me mëngjes për dhomën dyshe ka qenë 100 euro ndërkaq, këtë vit është fjetje me mëngjes dhe me darkë, shfrytëzimi i pishinës dhe shërbime tjera të hotelit janë vetëm me 70 euro”, tha Kurtishaj për Front Online.

    Ai ka veçuar edhe “Hotel Harmonia” për të cilin thotë se megjithëse traditën e madhe që ka në hoteleri, ky hotel ofron një ambient fantastik për pushime me një zbritje të konsiderueshme për ta.

    “”Harmonia Hotel” apo ndryshe “As Hotel” i cili tashmë ka një traditë të mikpritjes, një shërbim shumë profesional. Një hotel i konstruktuar në kuptimin e dhomave, një ambient të mrekullueshëm, ku për çdo natë ka edhe muzikë.”, ka veçuar Kurtishaj.

    Ai tha se ofertat për këtë vit në plazhet e Durrësit me të cilat “Sharr Travel”, tanimë ofron rreth 40 për qind zbritje.

    “Të gjitha hotelet në Durrës që ne i kemi si oferta kryesore e kanë një zbritje të konsiderueshme duke filluar nga 15 euro deri në 30 euro apo diku 35-45 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, tha mes tjerash Kurtishaj.

    Kurtishaj ka përmendur edhe pushuesit kosovarë të cilët përveç që udhëtojnë me makinat e tyre, ata ofertat e akomodimit në hotelet në bregdetin shqiptar po i marrin përmes kompanisë “Sharr Travel”.

    “Shumë qytetarë këtë vit udhëtojnë me makinat e tyre. Dhe ne ju ofrojmë shërbime të hotelit me çmime shumë të mira. Dhe sigurisht klientët e ‘Sharr Travel’ kanë një trajtim krejt ndryshe”, theksoi ai për Front Online.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.