×
  • Lajme
  • Lajme

    Durmishi tregon pse u shkëput kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Sot është shkëputur kontrata me kontraktorin „Pevlaku & Patishta“, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar arsyen pse është shkëputur kjo kontratë.

    Sipas tij, shkëputja është bërë bazuar në raportin e Auditorit, pasi që kontraktori nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara.

    “Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”, shkroi Durmishi./Front Online

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.