×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi në Ferizaj, inaugurohen fushat e tenisit dhe vihet gurthemeli i pallatit të kulturës

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të enjten ka qëndruar për vizitë në qytetin e Ferizajt. Së bashku me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, kanë përuruar kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital ky që ka kapur vlerën prej 100 mijë eurosh.

    Përveç kësaj, u vendos edhe gurthemeli i pallatit të kulturës, qendër kjo multifunksionale e cila do të do të përfshijë qendrën rinore, teatrin dhe bibliotekën.

    Ministrja Dumoshi, u zotua se do të përkrah vazhdimisht komunën e Ferizajt edhe në projekte të tjera kulturore e sportive.

    Dumoshi: MKRS do të përkrah komunën e Ferizajt

    “Jemi në Ferizaj për të përuruar fushat e tenisit. Ky sport po merr formë kemi tenistë shumë të mirë si vajza dhe djem, të cilët na përfaqësojnë nëpër vende të ndryshme evropiane dhe vijnë me suksese të mëdha. Ministrja e Kulturës ka financuar dhe vazhdon të financojë komunën e Ferizajt dhe bëj thirrje që të kenë bashkëpunim të ngushtë me federatën tonë të tenisit e cila e ka pjesën profesionale por edhe të themelohen shkollat e tenisit për gjeneratat e reja. Gjithashtu edhe në pjesën e qendrës multifunksionale e cila është një objekt unik. Ne do të financojmë në pjesën e kulturës me qendra rinore dhe sport”, ka thënë Dumoshi.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se komuna që ai udhëheq për herë të parë po inauguron terrene të tenisit në Ferizaj, për çka u shpreh mirënjohës për kontributin e MKRS-së.

    Aliu: Falënderoj ministren që për herë të parë inauguruam terrene të tenisit në Ferizaj

    “Sot me ministren vendosëm gurthemelin e një objekti unik në Republikën e Kosovës, bëhet fjalë për pallatin e kulturës respektivisht qendrën multifunksionale, e cila ka një vlerë prej 3.3 milion euro dhe që praktikisht aty do të jetë pjesë edhe galeria e artit, muzeu i qytetit dhe salla tjera përcjellëse të cilat kanë ardhur si rezultat i një konkursi publik. Falënderoj ministren që për herë të parë inauguruam terrene të tenisit në Ferizaj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së në Ferizaj”, ka thënë ai

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.