Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi kujton poetin Ali Podrimja në 8-vjetorin e vdekjes

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Sot janë bërë tetë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, por që mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.

    E me këtë rast, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka kujtuar poetin Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.

    “Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe. Poezitë ‘Lum Lumi’, ‘Unë, biri yt, Kosovë’, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës. E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas”, thuhet në kumtesën ministrore.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
    Lajme29 Maj 2023
    Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh...
    Lajme29 Maj 2023
    Në Zubin Potok, aty ku sot do të nisë punën kryetari kosovar Izmir Zeqiri, veçse kanë nisur të mblidhen protestuesit serbë për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdogan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind...
    Lajme28 Maj 2023
    Bojkotohet mësimi në shkollat në veri të Kosovës. Mediat serbe raportojnë se në të gjitha shkollat në veri nuk do të mbahet...
    Lajme28 Maj 2023
    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon gjatë vizitë së saj sot në Zveçan dëgjohet duke ju thënë policëve "çfarë...
    Bota/Rajoni28 Maj 2023
    Me fitoren e balotazhit të së dielës, Rexhep Taip Erdogan fiton mandatin e tretë presidencial radhazi duke u bërë një nga njerëzit...
    Lajme28 Maj 2023
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, e cila në Zveçan iu ka...
    Lajme28 Maj 2023
    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropain Viola von Cramon, pati një mesazh pas përfundimit të vizitës në veriun e Kosovës. Ajo tha...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.