×
  • Sport
  • Sport

    Dumoshi: Do të mbështesim disa projekte në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Burim Berisha.

    Pas takimit të dy, Dumoshi e Berisha, tha se kanë diskutuar për projektet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në këtë komunë.

    Ministrja Dumoshi, tha se do të mbështesin disa projekte të kësaj komune të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për sportistët e kësaj ane.

    Dumoshi: Do të mbështesim projektet e Komunës së Fushë Kosovës

    “E kemi palestrën sportive të cilën kryetari shpejt do të fillojë me punime, gjithashtu në pjesën e kulturës e kemi edhe muzeun e natyrës ku është duke u ndërtuar në këtë territor. Njëkohësisht me kryetarin folëm pasi një pjesë të pronës së komunës së Fushë Kosovës, projekti i tij është ideor për një kompleks sportiv, ku do t’i bashkëngjiten edhe fushat sintetike, po gjithashtu edhe fusha të tenisit. Unë sot e kam siguruar kryetarin e Komunës që ne do të bashkëpunojmë shumë edhe për zhvillimin e këtij kompleksi i cili është shumë i nevojshëm”, tha ajo.

    Ajo tha se me këtë do të përfitojnë sportistët edhe të Komunës së Prishtinës dhe të Fushë Kosovës.

    Dumoshi tha se edhe në Kalanë e Harilaqit do të investojnë.

    Dumoshi: Do të investojmë në Kalanë e Harilaqit

    E kemi kalanë e Harilaqit e cila është në këtë territor, një kala vërtetë shumë unike. Ministria për çdo vit investon në restaurimin, në gjetje dhe këtë vit i kemi paraparë buxhet 20 mijë dhe do të vazhdojmë që të investojmë në këto fusha të cilat janë jetike në përgjithësi për vendin po edhe në programin e qeverisë Hoti”, tha ajo.

    Ndërsa, kryetari i Komunës së fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se me ministren Dumoshi kanë biseduar për investimet kulturore dhe sportive në këtë komunë.

    Berisha: Diskutuam për realizimin e disa projekteve

    “Diskutuam për realizimin e disa projekteve, siç është palestra sportive, pastaj një fushë sintetike. Pastaj disa investime të tjera në trashëgimi, në rini dhe në fusha të tjera. Ishte një takim shumë i këndshëm, shumë miqësor dhe në këtë kohën e pandemisë, por ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë, që të kemi sa më shumë fusha sportive, evenimente kulturore dhe te ngjashme”, tha ai.

    Dumoshi dhe Berisha kanë vizituar edhe Muzeun e Natyrës tek Pishat.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.