×
  • Sport
  • Sport

    Duka: Jemi bërë krenarë që Xhaka luan për Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan për Shqipërinë

    FrontOnline
    12 Mars 2025

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për kalimin e futbollistit Etnik Brruti tek Kombëtarja shqiptare nga Kosova U-21.

    Kreu i futbollit shqiptar është munduar t’i qetësojë gjakrat duke thënë që të mos bëhet tragjike kjo punë pasi një futbollist shqiptar nga Kosova ka vendosur të luajë për Kombëtaren shqiptare, e jo për një shtet tjetër.

    Ai e bëri një krahasim me Granit Xhakën, i cili e kishte zgjedhur Zvicrën dhe që për të janë krejt krenarë, ndërsa shton se nuk është e nevojshme që të mërzitemi që Brruti e zgjodhi Shqipërinë.

    “Në këndvështrimin sportiv, të gjithë ata që janë mbështetës të përfaqësueses së Kosovës mund të kenë një lloj të drejte, nëse futbollisti është një talent që mund të kishte kontribuar për ekipin që ata mbështesin. Në këtë këndvështrim kanë të drejtë. Në këndvështrimet e tjera nuk kanë të drejtë, sepse kushdo vendos vetë për veten. Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë”, deklaroi Duka në “Nazarko Podcast”. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Sport18 Mars 2025
    Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se është gati të rikthehet në stolin e trajnerit. Pas shkarkimit nga Barça në fund të...
    Sport18 Mars 2025
    Tifozeritë e organizuara shqiptare nuk do të mundë të sigurojnë më bileta të rezervuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit...
    Sport17 Mars 2025
    Lionel Messi po tregon çdo ditë se klasi i ka mbetur ende, përkundër faktit se po shkon drejt fundit të karrierës. Ylli...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ashtu siç edhe njoftohet, takimi...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.