×
  • Front TV
  • Front TV

    Duda Balje: Nuk e votoj Kodin Civil, Qeveria të “matet” nëse i ka votat

    Jehona Zhuniqi
    13 Shtator 2023

    Na ndan vetëm një ditë nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ky takim i tyre vjen pas më shumë se 4 muaj.

    Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

    Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.

    Që do të ketë lëvizje gjatë këtij takimi e beson deputetja e grupit multietnik, Duda Balje.

    Deputetja Balje për takimin e 14 shtatorit: Është koha për të bërë lëvizje

    Deputetja Duda Balje, në një intervistë për Front Online ka thënë se në këtë takim mes Kurtit dhe Vuçiq do të ndodhë diçka.

    “Po unë definitivit jam duke menduar se tash duhet me ndodhë diçka më konkrete. Edhe një anë edhe ana tjetër kanë dal me mendime personale në emër të shtetit, por unë mendoj se është koha për të bërë lëvizje në dialog. Çfarë lloj lëvizje do të bëjnë nuk e di, por do të ndodhë diçka”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    E, pyetur se a do të ketë dakordim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Balje ka dhënë këtë përgjigje.

    “Për Asociacion nuk besoj se do të jetë aq lehtë, a për zgjedhje po, zgjedhjet do të ndodhin. Unë mendoj po”, është shprehur shkurt ajo.

    Balje: Do të votoj përsëri kundër Kodit Civil, Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu javën e kaluar deklaroi se Kodi Civil do të hidhet përsëri këtë vit në votim.

    Madje, ajo u shpreh optimiste që edhe deputetët që kanë qenë kundër do të votojnë pro Kodit Civil.

    Deputetja e grupit multietnik, njëherit kryetare Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, thotë për Front Online se nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe përsëri do të votoj kundër.

    “Unë kam qenë kundër, por në fakt unë nuk jam kundër Kodit Civil, jam kundër një neni që e ka ky kod dhe ne shumë kemi fol për këtë. Unë nuk ndryshoj mendim, dhe deri dikund jam shumë sigurt se as deputetët brenda Vetëvendosjes që kanë votu kundër, do të votojnë prapë kundër”, ka thënë ajo.

    Deputetja Balje, thotë se Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket projektligjit për Kodin Civil.

    “Qeveria asgjë nuk ka ndryshuar do të thotë praktikisht kemi gjendjen e njëjtë dhe unë jam prapë kundër”, ka shtuar ajo.

    Ajo, deklaron se nëse Qeveria beson se do të kalojë atëherë le ta sjellë në Kuvend.

    “Nuk e kanë respektuar mendimin të cilin ne e kemi. Ne në fakt për këtë nen dikund kemi kërkuar me bë edhe ligjin veçantë për me hjek prej Kodit Civil pasi që për çdo shtet Kodi Civil është një ligj shumë i rëndësishëm dhe me votu Kodin Civil pa këto nene që i kemi kundërshtuar. Qeveria nuk mendon njëjtë si ne, dhe tash jemi ku jemi, ne jemi prapë kundër. Nëse Qeveria e ka mat veten, nëse mendon se ka vota mjaftueshëm le ta vendosin në rendin e ditës për votim, kalon nuk kalon varet prej disponimit të deputetëve dhe vendimin e deputetëve për votim”, është shprehur Duda Balje.

    PDK e AAK s’do të votojnë asnjë ligj në Kuvend, Balje tregon se çfarë do të bëj grupi multietnik

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë e kanë konfirmuar se nuk do të votojnë asnjë ligj që do të vie në Kuvend.

    E, vendimin e tyre deputetja Duda Balje, e sheh si shenj revolte ndaj Qeverisë.

    “Po, unë këtë e shoh si një shenj revolte pra ata po e bëjnë këtë si revolt. Është e drejtë e opozitës, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

    Kurse, ka pasur edhe një përgjigje sa i përket pozicionit të grupi multietnik.

    “E, tash varet krejt prej votave të cilat tash ne i kemi si koalicion qeveritar brenda do të thotë Vetëvendosje bashkë me grupin multietnik. Nëse ne krejt jemi bashkë do të kalojnë ligjet të cilët u duhen 2/3 e votave, jo për marrëveshje ndërkombëtare sepse për marrëveshje ndërkombëtare nevojiten shumë më shumë vota edhe pa opozitën ne nuk jemi në gjendje për të votuar, por votat të cilat duhet ne jemi këtu ku jemi, edhe nëse jemi të gjithë për, secili ligj do të kalojë”, ka thënë ndër të tjera deputetja.

    Balje për qeverisjen e VV-së: Nuk është lehtë dhe njëjtë si në pozitë dhe në opozitë

    Deputetja Duda Balje në intervistën e dhënë për Front Online ka folur edhe për qeverisjen e VV-së.

    Kur është pyetur se a mund të flet në zgjedhjet e ardhshme VV-ja për qeveri me duar të pastra, ajo ka deklaruar se këta të fundit kanë arsyetim për çdo gjë.

    Por, se a është me vend ky arsyetim i tyre këtë Balje thotë se do ta vendos populli.

    “Unë mendoj se ata kanë arsyetim për çdo gjë dhe çdo gjë që kanë bërë ata munden me arsyetu veten, por sa është ky arsyetim me vend ose jo populli do të vendos vet me përkrahjen që i jep në zgjedhje. Unë mendoj se ka ndodhë çdo gjë dhe nuk është lehtë dhe nuk është njëjtë kur je në pozitë edhe kur je në opozitë”, ka deklaruar ajo për Front Online.

    Ndërsa shton se kjo qeveri ka bërë gjëra pozitive, por ka edhe të tilla që janë negative.

    “Unë shoh që kjo Qeveri ka gjëra pozitive të cilat i ka bë, por ka edhe gjëra negative gjatë kohës së punëve që ka bërë deri më sot. Prapë, se prapë varet prej njerëzve brenda dhe jashtë Kosovës për përkrahjen që ata munden me marrë në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Balje./Front Online

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Front TV02 Tetor 2023
    Kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Disa ditë pas...
    Front TV29 Shtator 2023
    Një grup kriminal serb të dielën në Banjskë vrau rreshterin Afrim Bunjakun. Kjo, pas një përleshje të armatosur mes Policisë së Kosovës...
    Front TV28 Shtator 2023
    Një grup kriminelësh serb të dielën sulmuan Policinë e Kosovës. Sulmi ndodhi në mëngjesin e hershëm, në Banjskë të Zveçanit, ku si...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.