Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje i reagon Petar Petkoviqit që ngriti alarmin për sulme të serbëve në Kosovë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës Dude Balje përmes një shkrimi ka bërë demantin ndaj lajmeve të mediave serbe që raportuan se pjesëtarë të komunitetit serb janë sulmuar para vendosjes së banerit “Liria ka emër” në Graçanicë.

    Ajo shkroi se frikën e tyre nuk duhet ta lidhin me komunitetet tjera joshumicë në Kosovë, duke thënë se komuniteti i saj është për bashkëjetesë me popullin shqiptar dhe secilin komunitet në Kosovë.

    “Zyrtarit dhe dhe zyrtarëve të Sërbisë që kanë shprehur frikën nga jehona e banerëve ” Liria ka emër” si deputete e parlamentit të Republikës së Kosovës dhe kryetare e partisë SDU (Unioni social-demokratik) ju them që frikën e tyre mos ta ndërlidhen edhe me komunitetet tjera jo shqiptare në Kosovë”.

    “Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë. Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqiptar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë. Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet t’i pengojë askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë!”.

    Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, dje në media serbe ka deklaruar se është sulmuar një serb “para tabelës që mbante emblemën e UÇK-së”.

    Ai tha se serbi Zoran Trajkoviq u sulmua me shishe dhe gurë nga një grup shqiptarësh.

    Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar për ndonjë sulm eventual. Klankosova.tv ka dërguar pyetjet në Polici dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare rreth këtij rasti.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni e ka mbështetur Marshin për Drejtësi që do të mbahet nesër. Hyseni përmes...
    Lajme01 Prill 2023
    Shkeljeve që kanë ndodhur në Kosovë për 12 muaj, e rekomandimeve të Avokatit të Popullit mezi iu vjen fundi në raportin 232...
    Lajme01 Prill 2023
    Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Vip01 Prill 2023
    Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën. Ajo ka deklaruar...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Lajme01 Prill 2023
    Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të...
    Vip01 Prill 2023
    Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e “Big Brother VIP” duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur...
    Vip01 Prill 2023
    Sot banorët janë sfiduar për të zgjedhur nëse është e vërtetë apo jo, informatat jashtë “BBVA”. Njëra nga to ishte se Kevin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.