[wp-story]

Lajme

Duda Balje formon parti të re, kështu quhet subjeki i saj politik

Duda Balje formon parti të re, kështu quhet subjeki i saj politik
10:58 | 14 Janar 2020

Komunitetit boshnjak në Kosovë i është shtuar edhe një subjekt politik.

Deputetja Duda Balje do të udhëheq me subjektin e sapoformuar “Unioni Socialdemokrat apo Sociajaldemokratska Unija”, raporton portali kosova.info, transmeton “Front Online”.

Balje ka deklaruar se formimi i një subjekti të ri politik ka ndodhur për shkak të pakënaqësive të saj për të vepruar, siç ka thënë ajo, me duar të lira deri më tani.

“Arsyeja për themelimin e një partie te re vjen nga pakënaqësitë e mia dhe mundësia për të vepruar me duar të lira në të mirë të komuniteti tim. Unë jam munduar çdo here qe të jemi pranë qytetarëve tanë, por edhe jemi munduar qe komuniteti jonë te avancohet sa me shumë ne shoqërinë kosovare, si ne aspektin e zhvillimit ekonomik, social, kulturor, sportiv, dhe fushat e tjera”, ka deklaruar Balje. /Front Online/

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera