×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën në botë ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dha një mesazh gjatë konferencës për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

    Ajo tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet ofenduese dhe raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman.

    Ajo theksoi se shqiptarët duhet të pranohen si rezidentë në çdo shtet që mund të shkojnë, pa u përballur me situata të pakëndshme.

    “Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me të luftojmë ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve”.

    “Kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, tha Dua.

    Pas mbylljes së turit “Future Nostalgia”, Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe se nuk do të ketë periudhë pushimi./tch/

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Vip15 Prill 2024
    Një Prime i zjarrtë na pret ditën e nesërme në ‘Big Brother Vip Albania 3’. Përveç dinamikave që priten të diskutohen, njëri...
    Vip15 Prill 2024
    Pasditen e sotme banorët janë emocionuar dhe surprizuar nga i pari tek i fundit nga ndjekësit dhe jo vetëm. Mes mesazheve të...
    Vip15 Prill 2024
    Arta Kabashi është tejet aktive në rrjete sociale, me postime të ndryshme. Kjo e fundit ka postuar disa imazhe të reja, duke...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen e një gruaje në Pejë nga bashkëshorti i...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë javë, nga 15-19 prill 2024, po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Strasburg....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thënë se ai po udhëheq një “ofensivë diplomatike” kundër Iranit. Katz tha se masa vjen...
    Kronika16 Prill 2024
    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.